‘Bild’-i: Chelsea është gati të paguajë më shumë sesa 100 milionë për Bellinghamin

13 tetor 2022 | 11:21

Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një nga mesfushorët më të komentuar së fundmi.

Lojtari do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës 2023, me Liverpoolin, City, Real Madridin që janë në garë për të, por së fundmi edhe Chelsea.

Raportime të “Bild” kanë bërë me dije se Chelsea kanë kontaktuar tani me Dortmund.

“Blutë” kanë njoftuar skuadrën gjermane se janë gati të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për nënshkrimin e Jude Bellingham.

Favoritët për nënshkrimin e lojtarit vazhdojnë të jenë Liverpooli dhe Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy ditë radhazi në Brezovicë pati prani të madhe…