E la pas historinë me Oriola Marashin, Eros Grezda poston foton me të dashurën e re

13 tetor 2022 | 11:34

Prej disa kohësh po përflitet për një romancë të re te futbollistit të njohur, Eros Grezda. Deri më tani, ai kishte qëndruar në heshtje duke mos reaguar në lidhje me çfarë po flitej për të.

Por ditën e djeshme, Grezda ka vendosur që të bëjë një postim në “Instastory”, ku i surprizoi ndjekësit e tij të shumtë. Në foton në fjalë, ai shfaqet së bashku me partneren e tij, Ajsel Abazi.

Madje thuhet se dyshja janë prezantuar me familjarët e njëri-tjetrit, ose të paktën futbollisti po. Kujtojmë se së fundmi aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket krah për krah me futbollistin shqiptar.

Krahas imazhit në një nga stadiumet e Stambollit, aktori shkruan:

“Njihuni me vëllain tim të ri”.

Tolgahan është partneri i bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi, e cila është kushërira e të dashurës së re të Grezdës, Ajselit.

Ndërkohë më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me modelen e njohur, Oriola Marashi, pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit.

Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

E la pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti i njohur poston foton meE la pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti i njohur poston foton meE la pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti i njohur poston foton meE la pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti i njohur poston foton meE la pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti i njohur poston foton me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dje në…