Aliu e Nura nënshkruajnë marrëveshje për rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”

13 tetor 2022 | 16:47

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, me të cilin ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi për rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”.

“Mirëpritëm sot ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, me të cilin nënshkruam edhe marrëveshje bashkëpunimi për projektin megjithëse të vonuar dhe të paraparë në buxhetin e vitit 2022, për rregullimin e shtratit të Lumit ‘Klina’, në kuadër të zotimeve tona për të mirëmbajtur këtë pasuri natyrore që kemi”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin…