Latifi dhe Aliu nënshkruajnë memorandum për rregullimin e shtretërve të lumenjve

14 tetor 2022 | 10:31

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar një aneks memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit: Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe”.

Konkretisht, me anë të kësaj marrëveshje, MMPHI, për këtë vit do të sigurojë mjete në vlerë prej: 60,000 euro për realizimin e këtij projekti.

“Po ashtu, diskutuam për nevojën e bashkëpunimit në projekte të tjera në interes të qytetarëve të komunës së Rahovecit, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.

“Falënderoj ministrin Aliu, për këtë marrëveshje dhe investimet e Ministrisë në Komunën e Rahovecit”, ka theksuar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra është jashtëzakonisht e shtrenjtë për turistët – gjithçka, nga…