Bislimi: Të ndalohet dezinformata se qeveria po i mban paratë e nuk po i shpenzon

14 tetor 2022 | 14:16

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka quajtur dezinformata deklarimet se qeveria po i mban paratë në thesar duke mos i shpenzuar ato. Ai ka thënë se këtë vit kanë 0.7 për qind  më pak mjete në thesar, krahasuar me vitin 2021, ndërkohë që sipas tij janë rritur të hyrat buxhetore për 12.1 për qind.

Megjithatë, sipas Bislimit filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që të shpenzojë çdo mjet që ka por të jetë aftësia për ndërtimin e një strategjie afatgjatë.

“Si rezultat në ditën e sotme të vitit të kaluar në thesarin e Republikës së Kosovës kemi pas mjete në niveli ne 702 milion euro, sot në Thesar kemi 697 milionë euro, kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar sesa që kemi pasur në vitin 2021 ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rrit për 12.1 për qind. Është mirë me ndaluar këtë dezinformatë sepse nuk i kontribuon askujt edhe pse në fakt filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që kudo që ka një lekë me shpenzuar por është aftësia me ndërtuar një strategji pak më afatgjatë”, ka thënë ai.

Më tutje, Bislimi ka thënë se rritja në të hyrat buxhetore nga viti i kaluar është 12.1 për qind.

“Situata siç është sot më 14 tetor 2020, të hyrat buxhetore deri më sot kanë qenë 1 miliard e 940 milionë euro ndërkohë që të njëjtën ditë të vitit 2021 të hyrat buxhetore kanë qenë 1 miliard e 739 milionë euro. Rritja në terma absolut është 201 milionë apo 12.1 për qind. Në të njëjtën kohë shpenzimet buxhetore deri në ditën e sotme janë në masën e 1.1 miliardë e 716 milionë euro. Përderisa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore kanë enë 1 miliard 593 milionë euro. Do të thotë sivjet në krahasim me viti ne kaluar, me vitin ndoshta më të mirë ekonomikisht që ka pasur Kosova janë 123 milionë euro më të mëdha sivjet deri ën ditën e sotme”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shifrat tregojnë se qeveria ia ka thyer vetës rekordin e deficit tregtar.

“Zëvendëskryeministri është shumë inteligjent, i kupton krejt rrethanat dhe mundohet me i interpretuar me inteligjencën e tij, por unë i shoh shifrat. Unë nuk jam inteligjent sa është ky. Por, shifrat tregojnë që ju keni thyer rekordin e vetës me deficit tregtar, në 3 miliardë. T’u kanë rritë eksportet për 150 milionë por t’u kanë rritë importet me 800 milionë, çka tregon kjo, trego që ato 40 mijë vende të reja të punës që i keni krijuar nuk po japin rezultat ose nuk janë fare, ose janë vetëm formatizim i punësimit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duke krahasuar muajin gusht me atë të vitit të kaluar, ka thënë se importet nga Shqipëria janë zvogëluar për 10 për qind, ndërsa ato nga Serbia janë rritur për 30 për qind. “Nëse shihen importet vetëm me vendet e regjionit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni me e pa që nga Shqipëria janë zvogëluar importet për 10 për qind, por nga Serbia janë rritë me 30 për qind. Edhe ju keni me thënë këtu që është ekonomi e hapur, Kosova ka ekonomi të hapur, ka ekonomi të tregut, në rregull pro ka pasur ekonomi të tregut edhe ku i keni përmbysur kamionët me mallra që vinin nga Serbia”, ka thënë Hoti. /Ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar rregullore të re…