Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministres Hajdari
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”.
Lajmine ka konfirmuar për “lajmi.net” edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, është thënë në përgjigje.