KPMShCK-ja ia rrëzon një vendim Xhelal Sveçlës

14 tetor 2022 | 16:20

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ia ka hedhur poshtë një vendim Ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçlës.

Këshilli ka vendosur që ta kthejë në pozitën e drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqin, i cili ishte larguar nga kjo pozitë pas ardhjes së Sveçlës në krye të MPB-së.

“Ankuesi ka qenë i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme sipas aktemërimit Nr.779 të datës 02.12.2013 në pozitën drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Më datën 19.07.2022, zëvendësdrejtoresha e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nxjerrë vendimin nr. 1129/2022 sipas të cilit ankuesin për shkak të konfliktit të interesit e a transferuar përhershëm nga pozita Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në pozitën drejtor i Departamentit të Zjarrfikjës dhe të shpëtimit në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, me arsyetimin se ndaj të njëjtit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur Aktakuzën. PS..nr .33/2019 të datës 24.02.2021 gjë që e njëjta është konfirmuar edhe nga gjykata themelore dhe ajo e apelit të Kosovës”, është thënë në arsyetimin e vendimit, duke aprovuar si të bazuar ankesën e Valon Krasniqit.

Vendimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti, në një prononcim para ndeshjes me Barcelonën, ka…