Mundësoi të futen mallra në Kosovë pa u paguar dogana, arrestohet doganieri

14 tetor 2022 | 16:52

Oficerët hetimorë të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetuesit e doganës në bashkëpunim me prokurorinë, pas një hetimi disamujor, të premten ë orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje).

Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.

Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “zero tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”, ka njoftuar dogana.

Dogana e Kosovës ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës  ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit: 080050095.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës…