![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/15521686-F301-48D4-A5E5-B1FA6C78ACEF.png)
Escobar iu shkon në takim përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pritur në takim nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi, nëpërmjet një postimi në ‘facebook’. Kamberi njoftoi se me Escobar biseduan për trajtimin e drejtë të kërkesave të shqitparëve të Luginës së Preshevës, shkruan lajmi.net.
“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kamberit.
Prezent në takim u panë edhe kreu i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, si dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi.