Abdixhiku: Të priftë e mbara Paris!

14 tetor 2022 | 21:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Paris Guri është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të LDK-së.

Njoftimi i plotë i Abdixhikut:

Të priftë e mbara Paris!

Forumi i Rinisë mbajti sonte Kuvendin e XI-të Zgjedhor. Me pjesëmarrjen e 329 delegatëve të zgjedhur nga degët e nëndegët tona, Paris Guri u zgjodh kryetar i ri i këtij Forumi.

Parisi është një studiues post-universitar i shkencave politike e integrimeve evropiane; një bursist i dalluar e aktivist i të drejtave të njeriut. Duke e njohur mirë nga afër si aktivist e si njeri, jam i bindur se ai do të prijë përgjegjshëm e me plot përkushtim në rolin e ri.

Jemi me fat që kaq shumë të rinj e të reja e kanë zgjedhur fillimisht aktivizimin politik si angazhim; e po ashtu LDK-në si adresë të këtij angazhimi. Ndaj tyre kemi obligimin e krijimit të hapësirës e përfshirjes në çdo nivel vendimmarrës.

Këshillit të Përgjithshëm e Kryesisë së re të Forumit tonë u uroj punë të mbarë. Do të kenë mbështetjen e plotë timen e të bashkëpunëtorëve tjerë në LDK. Kryetarit të deritanishëm, Fidan Rekaliut, Kryesisë e Këshillit të Përgjithshëm tashmë të kaluar, u shpreh falënderimet për punën e deritanishme në Forum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…