Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ja çfarë pritet të ndodhë

15 tetor 2022 | 10:33

Sot me fillim nga ora 13:00, pritet të nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ku pritet të bëhet konstituimi i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Këshillit të Përgjithshëm, shpalljen e zgjedhjeve në degët e forumit rinor, si dhe në këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

ALSAT mëson nga burime të brendshme se në kryesinë e ngushtë Shkupi do të përfaqësohet me Izet Mexhitin nënkryetar dhe Blerim Bexhetin sekretar organizativ. Po ashtu, nënkryetarët e tjerë janë Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli.

Sekretar i përgjithshëm do të jetë Faton Ahmeti, ndërsa për herë të parë, në kryesinë e ngushtë do të tubohet edhe Saranda Imeri, si sekretare për barazi gjinore.

Me këtë, kryesia e ngushtë e BDI-së do të përmbyllë edhe përfaqësimin e femrës në këtë rreze të ngushtë të partisë. Nesër ndërkohë, këta emra pritet të hidhen në votim. Nga pamja e parë, në kryesi nuk janë Artan Grubi, por as edhe Bujar Osmani, i cili gjithsesi mbetet zëdhënës i partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlerësohet se 5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë…