![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/AEF3AB29-B72A-466A-A188-5A0EF779A280.jpeg)
Në rajonin Belgorod, vriten 11 ushtarë rusë
15 tetor 2022
| 23:11
Dy ushtarë vullnetarë hapën zjarr ndaj trupave të tjera në një poligon të qitjes ushtarake ruse pranë Ukrainës, duke vrarë 11 ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-vend sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes, përpara se të vriteshin nga zjarri i kundërt.
Ministria e Mbrojtjes e quajti incidentin një sulm terrorist.