Policia në Prishtinë po vazhdon kontrollet për ruajtjen e sigurisë

17 tetor 2022 | 11:14

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.

Në kontekstin e kësaj, gjatë fundjavës, nga njësiti për reagim të shpejtë, në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Vienë të Austrisë është mbajtur Panairi ditor  i bizneseve…