Pogba shumë afër rikthimit

17 tetor 2022 | 13:06

Paul Pogba është afër rikthimit nga lëndimi.

Mesfushori francez kishte pësuar një lëndim serioz me Juventusin, duke bërë që ai t’i nënshtrohej një operacioni në meniskus.

Pogba është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit në aksion.

Kështu së paku ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta për “Tuttosport”.

“Më në fund makthi ka përfunduar. Pogba do të jetë lideri i ri i Juventusit shumë shpejt”, ka thënë ajo.

Pogba ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me Juventusin në korrik, pasi ai është bashkuar si një lojtar i lirë nga Manchester Unitedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qeveria që…