De Jong: Për tre vjet më është ulur paga, koha të më kthehen paratë

17 tetor 2022 | 13:09

Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në pagat e lojtarëve.

Gjiganti spanjoll ka njoftuar për humbje financiare në dy vitet e fundit dhe vazhdon të mos ketë stabilitet financiare, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë edhe rezultatet negative në fushë.

Njëri prej lojtarëve që ka pësuar ulje të pagës për shkak të kësaj krize është edhe mesfushori holandez, Frenkie De Jong. Ai ka pranuar se në tre vitet e para që prej kur i është bashkuar Barcelonës, paga e tij është ulur.

“Unë nuk mendoj se jam lojtari më i paguar i Barçës pas Messit. Ka pasur një fushatë më shumë gënjeshtra”, ka thënë De Jong për “ZiggoSport”.

Ai ka kërkuar që këto para tashmë duhet të rikthehen në llogarinë e tij.

“Në secilën nga 3 vitet e para që kam luajtur këtu, kam shkurtuar rrogën time. Kështu që përfundimisht paratë duhet të kthehen dhe sigurisht që do të duken më të mëdha”, ka thënë ai.

Kujtojmë se së fundmi holandezi është i lidhur me një largim të mundshëm nga “Spotify Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba është afër rikthimit nga lëndimi. Mesfushori francez kishte…