Lunin për ‘El Clasico’: Kam ëndërruar të luaj një ndeshje të tillë
17 tetor 2022
| 13:16
Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka folur në lidhje me “El Clasico”.
Mbrëmë Real Madridi ka triumfuar 3:1 në shtëpi ndaj Barcelonës.
Në atë takim në portën e madrilenëve ishte Andriy Lunin, pasi Thibaut Courtois nuk ishte rikuperuar.
E, pas ndeshjes portieri ukrainas ka thënë se ka ëndërruar të luajë në një ndeshje si ajo e djeshmja.
“Që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja ‘El Clasico’, është diçka e pashpjegueshme. Tani për tani unë jam njeriu më i lumtur në botë”, është shprehur portieri.
Lunin ka startuar në pesë ndeshjet e fundit me “Mbretërit”.