Peja kryeson si e pamposhtur në basketboll, Trepça humb pozitën e dytë

17 tetor 2022 | 13:46

Në fundjavën që lamë pas janë zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja ka vazhduar me formën e lartë duke shënuar fitore në udhëtim kundër Bashkimit. Për pejanët kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për të vazhduar si të pamposhtur.

Vëllaznimi ka shkaktuar befasi pasi ka fituar ndaj Ponte Prizrenit, teksa fitore ka marrë edhe Sigal Prishtina ndaj Rahovecit.

Golden Eagle Ylli e ka fituar me rezultat të ngushtë derbin ndaj Trepçës.

Peja vazhdon të jetë lidere në tabelë edhe pas kësaj jave me 12 pikë, teksa Trepça e e ka humbur vendin e dytë, aty ku tani ndodhet Prishtina. Por, këto dy skuadra kanë pikë të njëjta 10. Prizreni renditet i treti me 9 pikë, teksa pozitat 5, 6 dhe 7 ndahen nga Bashkimi, Vëllaznimi dhe Ylli, me nga 8 pikë. Rahoveci është i fundit me 7 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur që ka takuar Sir…