Kurti takohet ushtarët e FSK-së që fituan medaljen e argjendtë në ‘Cambrian Patrol 22’

17 tetor 2022 | 15:11

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që ka fituar medaljen argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”.

Në takimin e përbashkët me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Albin Kurti i ka përgëzuar ushtarët për suksesin e arritur në një garë kaq të fortë.

“Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48-orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale. U theksua se performanca në këtë garë është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale të FSK-së, si dhe demonstrim i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli është shprehur i…