Limaj: Marrëdhëniet zyrtare Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ulët

18 tetor 2022 | 11:04

Politikani nga Kosova Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se momenti kur kryeministri Edi Rama i ka mbyllur sytë kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin, Kurti i është dukur si “Luli i vocërr”, personazh i poetit Migjeni.

Limaj ka deklaruar se marrëdhëniet institucionale Shqipëri-Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani.

“Marrëdhëniet insitucionale zyrtare nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani. Duke nisur dhe nga fakti që Kurti, në një nga kazuat e tij ka pasur bashkimin kombëtar, gjërat patriotike. Ne duhet t’i bëjmë një pikëpyetje vetes: Si është e mundur nga një kauzë e tillë në momentin që kjo vjen në pushtet, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri në nivelin zyrtar janë në nivelin më të ulët”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar në…