![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/gjilan-3.jpg)
Nis ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve edhe në Livoç të Epërm dhe në Livoç të Ulët
18 tetor 2022
| 12:33
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat në terren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve ë infrastrukturë.
Kësaj radhe, kreu i Gjilanit ka vizituar punimet e ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve në Livoç të Epërm dhe Livoç të Ulët.
Ndërkohë, ditë më parë kryetari Hyseni ka parë nga afër punimet për rregullimin e rrugëve edhe në fshatin Haxhaj.
“Po punojmë në çdo cep të komunës”, ka thënë kryetari Hyseni.