Çështja e vizave, Rohde: Na duhet një zgjidhje e shpejtë, e ardhmja e Kosovës është në BE

18 tetor 2022 | 11:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se vendi i tij e ka mbështetur Kosovën në tri fusha strategjike.

Ai ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.

Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, ambasadori gjerman, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejt për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për Kosovën, Gjermania ka mbështetur reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim”.

“Për integrimin me BE, Gjermani ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani  është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë”

“Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejt këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”, ka thënë ambasadori Rohde. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar vëmendje më të…