Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

18 tetor 2022 | 12:14

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile.

Është bërë me dije se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet…