Bislimi: Për rritjen ekonomike s’ka dyshime, vendet e punës s’shihen në shesh, e kam listën

18 tetor 2022 | 12:51

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka dyshime për rritjen ekonomike në Kosovë dhe për punësimin.

Në tryezën me temën: “Agjenda Evropiane 2022”, Bislimi ka folur për vlerësimin e fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke u ndalur të flasë për “sukseset e mëdha” të qeverisë.

Ai ka përmendur rritjen ekonomike prej 10.7 për qind, duke thënë se për këtë “nuk ka dyshime”.

“Është një shifër e dokumentuar. E njëjta vlen edhe për punësimin, për arsye se shumë herë po thuhet nuk po duken vendet e punës. Vendet e punës nuk ekspozohen në shesh për t’i parë, por janë pjesë e publikimit të statistikave”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se ka lista të bizneseve, me të cilat mund të dëshmohet shtimi i 35 mijë vendeve të punës.

“Kujtdo që i intereson, unë e kam listën e të gjitha 71 mijë bizneseve në Kosovë për secilin prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga viti 2020 deri në vitin 2021 dhe mund të themi saktë se ku janë këto 35 mijë vende të punës edhe me regjione. Shifrat ekzistojnë dhe janë edhe të qasshme për publikun”, ka thënë ai. /GE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Çekisë  në Kosovë, Pavel Bilek, ka thënë se…