Digjet një shtëpi në Prishtinë
18 tetor 2022
| 13:26
Një shtëpi në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur edhe ekipet emergjente.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.