Portugalia mbështet pa kushte të reja liberalizimin e vizave për Kosovën

18 tetor 2022 | 13:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij një delegacion parlamentar nga Portugalia.

Në emër të delegacionit, deputeti nga Partisë Socialiste, Sergio Sousa Pinto, ka konfirmuar mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, BE dhe NATO.

Në këtë takim është thënë se Portugalia gjithashtu e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pa kushte të reja.

Kryeministri Kurti, ka falënderuar delegacionin portugez duke përmendur këtu edhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

“Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë delegacionit portugez dhe falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it. Ndër të tjera, ai foli për rolin e rëndësishëm që Portugalia mund të luajë në raport me vendet mos-njohëse, me theks te Spanja dhe Brazili”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…