![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/B80939D1-2DC0-447D-AC80-C388721F2BA9.jpeg)
Hoti: Çmimi i ngrohjes qendrore mbetet i pa ndryshuar këtë dimër
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka thënë se qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka ndër prioritetet kryesore ngrohjen qendrore përmes Termokosit.
Hoti ka thënë se sa më shpejt duhet të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera.
“Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera.”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.
Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera.
Menaxhmenti i ri i ngrohtores Termokos e ka nisur punën me shumë energji dhe duket se ka siguruar mbështetje nga partnerët zhvillimor të Kosovës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit. I rëndësishëm është gjithashtu fakti se çmimi i ngrohjes mbetet i pandryshuar këtë dimër.
Në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.
Pres që projekte të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës.