Escobar: Partneriteti ShBA-Kosovë është i palëkundur

19 tetor 2022 | 11:25

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një konference për medie me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ka theksuar se partneriteti ShBA-Kosovë është i palëkundur.

Ai ka thënë se ShBA-të mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

“Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve. Diskutuam për marrëdhëniet me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, dhe mbështetjen e ShBA-ve për pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin. Në këtë kohë është e rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane. ShBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat euroatlantike”, ka thënë shkurt Escobar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe vazhdon të jetë një ndër temat më të…