Kështu pritet të jetë moti në ditët në vijim

19 tetor 2022 | 13:08

Të enjten pritet rënie e temperaturave në vendin tonë.

Sipas “Prishtina Weather”, masa të ftohta ajrore që shtrihen në lindje të kontinentit, do t’i zbresin temperaturat lehtazi edhe në vendin tonë ditën e enjte, e orëve të hershme të mëngjesit edhe vranësira kalimtare.

Nga fundjava do të vazhdojnë kushtet e “verës indiane”, me temperatura që rriten edhe deri në 22 gradë celsius. Temperatura edhe më të larta parashihen në fillim të javës së ardhshme, me kthjellime e diell.

“Qarkullimi më i mirë ajror ditën e enjte, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi to jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Nga dita e premte, sërish me dominimin e kushteve më të qeta, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet duke kaluar kohëpaskohe dhe në vlera të dobëta”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar një praktikë të…