Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

19 tetor 2022 | 14:07

Duke filluar nga objekti i Komunës së Mitrovicës sot është mbajtur marshi tradicional për luftimin e kancerit të gjirit, në kuadër të aktiviteteve të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, së bashku me Grupin e Grave Asambliste të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, përfaqësues nga QKMF-ja, Policia, OJQ, si dhe nxënësit e stafi i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Hapjen e këtij marshi e ka bërë asamblistja e Kuvendit Komunal, Nafije Rexha, e cila tha se kjo ecje është organizuar nga Grupi i Grave Asambliste në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Zyrën për Barazi Gjinore, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe diagnostifikimin e tij me kohë.

May be an image of 3 people, people standing, balloon and outdoors

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, ka inkurajuar gratë në Mitrovicë që të kryejnë mamografi dhe ekzaminime tjera të nevojshme për të zbuluar kancerin në fazat më të hershme me qëllim të luftimit me sukses të tij.

Ecja tradicionale ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit ka filluar nga objekti i Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar në sheshin e qytetit “Isa Boletini” dhe ka përfunduar tek sheshi “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo të gjitha arritjet në sektorin ekonomik, që i përmend…