Ismajli dhe Xhemajli vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë: Ata janë krenarë për luftën e UÇK-së

19 tetor 2022 | 14:43

Dy zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Ismajli dhe Bajrush Xhemajli, kanë vizituar drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Me këtë rast, Ismajli ka thënë se drejtuesit e UÇK-së kanë moral të lartë dhe janë krenarë me luftën çlirimtare.

“Të hënën dhe të martën bashkë me mikun tim Bajrush Xhemajlin kemi vizituar krerët e UÇK-së, ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, dhe bashkëluftëtarët e tjerë të cilët padrejtësisht po mbahen në paraburgim në dhomat e specializuara, të tribunalit të Hagës. Ata mbajnë një  moral të  lartë dhe krenar me luftën e lavdishme të UÇK-së Besojnë fortë se drejtësia  do triumfojë”, ka shkruar Ismajli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Pharma Leader” përmes një letre publike ka sqaruar procesin…