Takohet Menduh Thaçi me Ali Ahmetin, ja për çka kanë biseduar

19 tetor 2022 | 16:57

Nga PDSH njoftojnë se dje në ambientet e Kuvendit u realizua takim në mes kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Nga PDSH njoftojnë se në takim temë kryesore ka qenë heqja e 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

“Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktualitetin politik në vend dhe më gjerë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thonë mes tjerash në njoftimin nga PDSH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç namit të madh që fituan, falë performancave fantastike në…