KFOR-i dhe FSK-ja e vlerësojnë të qetë situatën e sigurisë në Podujevë

20 tetor 2022 | 13:03

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën ka analizuar gjendjen e sigurisë në komunë, sigurinë në shkolla, gjendjen e pyjeve, sigurinë në komunikacion dhe trajtimin e qenve endacakë.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunë, komandanti i Stacionit Policor, Nijazi Jashari ka raportuar për gjitha rastet e veprave të ndryshme të raportuara në polici gjatë muajve të fundit si dhe statistikat e periudhës janar – shtator.

Ndërsa sa i përket veprave penale gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 712, ku si incidente janë të regjistruara 240, 35 raste të aksidenteve me lëndime, 191 me dëme materiale, 52 raste me persona të lënduar, 825 raste të realizimit të urdhëresave, tiketa të shqiptuara 5481, ndërsa raste të vjedhjeve janë 140 raste.

Përfaqësuesja e KFOR-it gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, si dhe gjithashtu ka ritheksuar gatishmërinë e KFOR-it në ruajtjen dhe sigurinë publike.

Edhe përfaqësuesi i FSK-së, gjithashtu theksoi që gjendja e sigurisë është stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me…