Abazi: Të bëhet reforma zgjedhore, presidenti të zgjidhet nga qytetarët

21 tetor 2022 | 10:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur të premten për reformën zgjedhore duke propozuar Ligjin e ri për zgjedhjet.

Ai ka thënë se reforma zgjedhore në Kosovë është stërzgjatur për mungesë të vullnetit politik.

Deputeti i LV-së ka theksuar se procesi i numërimit të votave duhet të digjitalizohet pasi aty komisionerët bëjnë pazare me votën e qytetarëve.

Abazi ka kërkuar që po ashtu presidenti të zgjidhet nga qytetarët e jo përmes Kuvendit sikurse është zgjedhur deri më tani.

“Në këtë konferencë do të flasë për reformën zgjedhore. Më 1 korrik Kuvendi pati themeluar komisionin për reformë. Ky proces është stërzgjatur në mungesë të vullnetit politik. Po iu thërras të përcillini me kujdes këtë proces, sepse është i vetmi ligj që vullneti i qytetarëve të mos deformohet. Ligji që kemi ka lejuar deformimin për shkak të mungesës së mekanizmave. Masakrimi i votës ndodhë gjatë numërimit të votave dhe në atë moment komisionerët bëjnë pazare se kujt do t’i takojnë votat politike. Ligji i ri duhet ta largojë këtë manipulim. Puna e parë që duhet të bëhet është digjitalizimi i sistemit zgjedhor. Një pjesë e madhe e rajoneve mbetet e papërfaqësuar. Çështja tjetër është zgjedhja e presidentit nëpërmjet votës së qytetarëve. Ligji zgjedhor do të parasheh përzgjedhjen e kandidatëve në listën e kandidatëve. Duhet të kemi garë të brendshme mes kandidatëve që të dalin në pah njerëzit me ide dhe vizion. Rikonfirmojë thirrjen për të avancuar demokracinë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe”, ka thënë deputeti i LV-së, Haki Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Shala nga Henci, komuna e Fushë Kosovës, shpall të…