Tërmkolli me akuza drejtuar LDK-së: Është mbushur me njerëz të Sorosit

21 tetor 2022 | 10:58

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka folur me tone kritike për partinë e saj.

Tërmkolli ka thënë LDK-ja është mbushur me njerëz të Sorosit dhe me anëtarë anti-LDK.

“Dhe e kam thënë edhe disa herë, LDK-ja është spastruar nga krejt, jo veç rugovianët, por edhe nga të gjithë personalitetet më të fuqishme që kanë bart barrën dhe janë potencial. Nuk është problemi veç se pse kanë qenë në një të kaluar dhe i kanë takuar një të kaluare. Janë potencial për ta mbajtur një frymë e cila është në funksion të interesave të shtetit. LDK-ja është mbush me sorosianë, është mbush me anti-Rugovë, është mbush me anti-LDK, duke vu edhe në krye të saj dhe më së paku aty ka politikë burimore LDK”, ka thënë ajo në një intervistë për “Tëvë1”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur të premten…