Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

21 tetor 2022 | 11:36

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Xhudistja nga Kosova në raundin e dytë ka triumfuar ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave.

Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova ka fituar në “Golden Score”, pasi Shin ka marrë tri ndëshkime.

Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me garën e lidershipit konservator që po zhvillohet tani, deputetët…