Kuka pas vizitës tek liderët e UÇK-së në Hagë: Unë dhe Majlinda besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre

21 tetor 2022 | 11:54

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, së bashku me Majlinda Kelmendin, kanë vizituar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Përmes një postimi “Facebook”, Kuka ka bërë me dije se me drejtuesit e UÇK-së kanë biseduar për shumëçka, teksa ka theksuar se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Sot dhe dje së bashku me Majlindën përfunduam vizitat me krerët e UÇK-së. Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë! Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën. Të fortë, të qëndrueshëm, pozitivë dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Kuka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Klinë, Enver…