PSD-ja me aksion simbolik te Kuvendi,  vendos mbishkrimin ‘Kuvend jodemokratik’

21 tetor 2022 | 12:03

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik tek Kuvendi i Kosovës.

Tek ky institucion, kjo parti ka vënë mbishkrimet “Kuvend jodemokratik”.

Aksioni kishte të bënte me peticionin e kësaj partie të nënshkruar për inicimin e ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, që sipas PSD-së nuk është duke u futur në rend dite për votim.

“Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht kryeparlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjerë sesa formaliteti i shtruar në institucione”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Kuvend jodemokratik. Bunker Kuvend.

E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë.

Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht kryeparlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjerë sesa formaliteti i shtruar në institucione.

Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK)…