Nis takimi i Kurtit me Haradinajn

21 tetor 2022 | 12:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së ishte i vetmi nga opozita që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, pasi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për takim.

Ftesa e Kurtit karshi liderëve opozitarë ka ardhur pas qëndrimit të emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë kërkuar nga Kurti që në lidhje me dialogun me Serbinë të raportojë në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…