FSK-ja vazhdon stërvitjet me instruktorët e Brigadës Amerikane

21 tetor 2022 | 12:35

Trupat e forcave tokësore të FSK-së janë duke u stërvitur së bashku me trupat e forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB).

“Regjimenti i parë i Këmbësorisë së Forcave tona Tokësore është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të ShBA-së”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka theksuar se Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere.

“Stërvitja ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë”, ka thënë ministri Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjidhja më e mirë për shtetin e Kosovës, sipas kryetarit…