Profesori amerikan: Nuk është veprim i mençur që Vuçiqi të luajë me këshilltarin kryesor të Bidenit

21 tetor 2022 | 12:41

Profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph ka reaguar pas ofensivës së fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Evropës lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Josephi ka thënë se më në fund Uashingtoni është duke vepruar sipas Strategjisë së Konvergjencës së publikuar muaj më parë e ku është edhe vet autor.

Profesori amerikan ka thënë se deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të bëra në intervistën për “Kanal 10”, janë plotësisht në përputhje me konstatimet e Strategjisë së Konvergjencës ku përmenden si jetike marrja e njohjes së pavarësisë nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Ndërkohë Josephi  ka përmendur edhe deklaratën e Escobar për çështjen e “Ballkanit të hapur”, nismë për të cilën ka thënë se duhet të jetë plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit pa kushte dhe gjithëpërfshirëse.

Josephi ka thënë se mbase një qëndrim i tillë i Escobarit për “Ballkanin e hapur” ka ardhur si rezultat i veprimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili ka nënshkruar para syve të amerikanëve marrëveshje koordinimi të politikës së jashtme me Rusinë.

“Pse ky përqafim i vonuar i strategjisë së shëndosh? Ndoshta Vuçiqi ndihmoi Uashingtonin të shihte dritë pas nënshkrimit të paktit serbo-rus muajin e kaluar në tokën amerikane, përballë botës, me figurën e sanksionuar ruse, Lavrov. Nuk është e mençur që Vuçiqi të luajë me Jake Sullivanin në këtë mënyrë”, ka shkruar Joseph në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i reality, Kim Kardashian, për një moment hoqi dorë…