Kosova dhe Australia diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

21 tetor 2022 | 14:05

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim shefin e misionit të Ambasadës së Australisë në Kroaci, të akredituar për Kosovën, Andrea Biggi, të cilin e ka informuar me situatën e sigurisë në vendin tonë, angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, angazhimin e institucioneve të vendit drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike si dhe ato rajonale.

“Gjithashtu, z. Biggi e informova edhe me procesin e realizimit të planit dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së, përgatitjet për stërvitjen e përbashkët me forcat aleate ‘Defender-Europe ’23’, si dhe për realizimin me sukses të konferencës vjetore ‘FSK dhe partnerët 2022’. Ndër të tjera, në këtë takim biseduam edhe për identifikimin e formave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të armatosura, respektivisht bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka theksuar Mehaj.

Nga ana e tij, Biggi ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për të gjitha të arriturat e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj, duke përgëzuar Mehajn për të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në fund, ai premtoi për përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova është kualifikuar për në finale të Grand Slamit…