![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/4F8DF5D9-CA3C-49AB-8CF3-6F42228D314B.jpeg)
Donjeta Sadiku, e bronztë në Budva
21 tetor 2022
| 21:00
Donjeta Sadiku do të vije me medalje në Kosovë. Boksierja e ka fituar medaljen e bronztë të Evropës.
Sadiku pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike Tokio 2020 Kellie Harrington e Irlandës, kategoria -60 kg e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Është kjo medalja e parë evropiane për senior për Federatën e Boksit të Kosovës.