Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje

22 tetor 2022 | 13:11

Dje nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, (qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: – A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku 11 raste të vjedhjeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Budva të Malit të Zi po mbahet konferenca e…