![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/IMG_20221022_133115.jpg)
Blinken: Forumi ka dy tema që ishin të rëndësishme për Albright
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se është nder t’i adresohet Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sepse përmbledh dy tema të rëndësishme për paraardhësen e tij, Albright, Kosovën dhe fuqizimin e grave, duke çmuar lartë figurën e ish-sekretares.
“Sekretarja Albright luftoi për të përfshirë gratë në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes sepse kishte parë dallimin që bënin kur u jepej zë”, tha ai përmes një video-mesazhi.
Ai kujtoi fjalimin e Albright në Parlamentin e Kosovës më 2005, kur kishte kërkuar që grave t’u jepet më shumë hapësirë në jetën shoqërore.
“Që nga ajo kohë, Kosova ka zgjedhur dy gra në postin e presidentes, dhe më duhet të shtoj se janë dy gra më shumë presidente sesa SHBA-ja”, tha ai.