LPK DHE TRI USHTRITË ÇLIRIMTARE

23 tetor 2022 | 12:24

Ismet Sylejmani

Duhet të thuhet se as partitë politike shqiptare para luftës dhe as partitë politike shqiptare të dalura nga lufta e pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, nuk janë themeluese të tri ushtrive çlirimtare, por zyrtarisht e historikisht vetëm Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK është themeluese jo vetëm e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por Ajo është themeluese edhe e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por është themeluese edhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës!
Ushtria Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, është themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës!
Ushtria Çlirimtare Kombëtare, është themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës!

Themeluese direkte e tri ushtrive çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, është pa as më të voglin dyshim, me fakte dhe me argumente të mjaftueshme të shkruara dhe të arkivuara e historike, askush tjetër, por vetëm Lëvizja Popullore e Kosovës!

Aktiviteti titanik e heroik i Heronjëve të Kombit Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Faliu, Fadil Vataj, Hasan Ramadani, por edhe i shumë heronjëve e dëshmorëve të tjerë, të rënë në përpjekjet e mëdha për vetëdijësim, për liri, për çlirim e për pavarësi, u vazhdua me konsekuencë nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe nga veprimtarët e sajë të mëdhenjë e të devotshëm, e cila më 17 Nëntor të vitit 1994 themeloi UÇK-në, në vitin 2000 themeloi UÇPMB-në dhe në vitin 2001 themeloi UÇK- Kombëtare!

Të gjitha këto tri ushtri çlirirmtare bënë realitet pjesë të mëdha nga ëndrrat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit të rënë në fushbeteja të ndryshme, për Atdheun e çliruar dhe jetën e lirë dhe të pavarur të popullit shqiptar në tokën e të parëve!

Këto tri ushtri janë ato që shkruan faqe të tëra të lavdishmë të historisë së popullit shqiptar nëpër trevat ku luftuan dhe bënë realitet ëndrra të mëdha Heronjësh dhe Dëshmorësh të Kombit tonë!

Prishtinë, 21 Tetor 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi luajti dhjetë vite me fanellën bavareze, Arjen Robben i…