Abdixhiku viziton shtëpinë e profesorit Isa Alimusaj

23 tetor 2022 | 12:42

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për vizitë në shtëpinë e profesorit Isa Alimusaj.

“Në mes të 12 mijë punimeve, skicace e vizatimeve të tij, pritja sikurse qëndrimi natyrshëm se ishin të ngrohta”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

‘Ne, artistët, jemi si një fije kashte’ më tha, “sado të vegjël, arrijmë të ngacmojmë shumë’. Profesorin Isa Alimusaj, e vizitova në shtëpinë e tij në fshatin Strellc. Në mes të 12 mijë punimeve, skicace e vizatimeve të tij, pritja sikurse qëndrimi natyrshëm se ishin të ngrohta.

Aty mbante një pasuri të tërë jetësore, që me përmasat e kohës dhe krijimtarisë, veçse ishte bërë pasuri kombëtare e Kosovës. Këtë pasuri, dhe të tjera sj kjo, duhet t’i ruajmë me plot xhelozi.
Te faleminderit profesor për një jetë si kjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e…