Kurti: Qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm

23 tetor 2022 | 13:44

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e ka komentuar qeverisjen e që e patën me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka thënë se qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë, pasi sipas tij u ka qëlluar një partner jo i qëndrueshëm për interesat shtetërore e kombëtare.

“Kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtatore edhe kombëtare”, ka thënë ai.

Megjithatë, Kurti ka thënë se atëkohë e kanë luftuar drejtpërdrejt korrupsionin, kanë hequr nga bordet ata që s’e meritonin dhe i kanë rezistuar suksesshëm projektit për shkëmbim territorial.

Ai po ashtu ka folur edhe për momentet jo të mira, që i pati Vetëvendosje gjatë viteve të fundit. Ai ka theksuar performancën jo të mirë në zgjedhjet lokale të kësaj lëvizjeje.

“Ka pasur edhe momente jo fort të mira, si performanca në zgjedhje lokale në komunat që udhëheqim, pasi i fituam vetëm katër prej tyre. Për këto kemi diskutuar gjatë nëpër mbledhje, kemi bërë vetëkritikë dhe kemi punuar drejt zgjidhjes së problemit”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të…