Qeveria në Itali, Draghi ia kalon zyrtarisht pushtetin Melonit

23 tetor 2022 | 15:16

Mario Draghi ka mirëpritur Giorgia Meloni, kryeministren e re dhe ia ka dorëzuar asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles.

Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia ka marrë zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.

“Të gjej shumë mirë”, i ka thënë ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.

Giorgia Meloni dhe ministrat e qeverisë së re janë betuar në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.

“Këtu është ekipi qeveritar që me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie do t’i shërbejë Italisë. Tani menjëherë në punë”, ka shkruar kryeministrja pak çaste në “Twitter”.

Janë gjithsej 24 ministra, vetëm gjashtë gra, shtatë me kryeministren dhe është përqindja më e ulët e përfaqësimit të femrave në tri qeveritë e fundit. /a2news.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka nisur sulme të reja ajrore “në shkallë të…