Propozimi franko-gjerman, “mundësi e mirë”

24 tetor 2022 | 10:47

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë ka folur për liberalizimin e vizave dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon ka theksuar se Kosova duhet të përkrahë një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që thuhet ka për synim të shtyjë përpara Prishtinën në rrugën evropiane.

“Unë dua të komentojë për nismën e re franko-gjermane. Po shihet se ka përparim të ri. Është një frymë e re në gjithë procesin. Po e shohim se në të dy anët, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, njerëzit e kanë kuptuar se është koha, është momenti që të arrijmë, nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë ajo.

Sipas saj, edhe nëse kjo marrëveshje nuk parasheh 100 për qind kërkesat e Kosovës në dialog, është më mirë që të fitohet “90 për qind” tani dhe shteti të ecë përpara, por shtoi se ky është rekomandimi i saj dhe se i mbetet liderëve në Kosovë të vendosin për këtë çështje.

“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë propozim franko-gjerman, që është një mundësi e madhe, dhe unë do t’i kërkoja secilit që është në pushtet dhe që të mund të marrë vendime, t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime. Mendoj se ky është rast i mrekullueshëm që të dy palët të ecin përpara drejt integrimit evropian, që mendoj se është absolutisht i nevojshëm. Kosova si vendimi më pro-evropian duhet ta përkrahë këtë”, ka theksuar Von Cramon.

Franca dhe Gjermania është raportuar se i kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për shtyrjen përpara të procesit të dialogut.

Von Cramon: Shpresojmë për një votim për liberalizimin e vizave në muajin nëntor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…