Hovenier kërkon më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale

24 tetor 2022 | 13:31

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier në konferencën për javën për të drejtat e viktimave të krimit, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë mund të bëjë më shumë në trajtimin efikas të viktimave të krimit, me theks të veçantë për viktimat e dhunës në familje, dhunës seksuale dhe viktimat e trafikimit me njerëz.

Hovenier ka theksuar se institucionet relevante të drejtësisë ekzistojnë për të siguruar se ka drejtësi, dhe se kjo javë jo vetëm që rritë ndërgjegjësimin për viktimat e krimit, por rritë edhe reflektimin mbi përpjekjet e institucioneve që të ndërmarrin veprime që të gjitha viktimat të marrin shërbimet e duhura, duke shtuar se shumë shpesh shfaqen pabarazi dhe abuzime të shumëfishta, pikërisht ndaj këtyre grupeve.

“Unë nuk po e përfaqësoj sistemin amerikan të drejtësisë si të përsosur, sepse edhe ne kemi probleme, por duhet të përkushtohemi për t’u dhënë zë atyre që nuk kanë zë, e që janë bërë viktima të veprimeve kriminale të dikujt tjetër”, ka shtuar Hovenier.

“Ju kërkojmë institucioneve të zbatimit të ligjit që të bashkëpunojnë dhe t’ju japin përparësi ndjekjeve penale të dhunës në familjes dhe dhunës në bazë gjinore, sepse këtu mund të aplikohen fillimisht mjete për vlerësimin e rrezikut”, ka theksuar Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se qeveria nën…